HYRJA - DARDANIA

Direkt zum Seiteninhalt

HYRJA

PËR NE
H Y R J A


MIRËSERDHËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Të nderuar musafirë dhe vizitor të faqes sonë,

Jeni lidhur për momentin me një faqe interesante për ju, dhe kemi nderin të ju përshëndesim për interesimin tuaj, tek Shoqëria Kulturore – Artistike “ DARDANIA “ në Winterthur të Zvicrës, e cila si synim të vetmin ka; ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë gjithëkombëtare, përpjekja jonë që ta ruajmë identitetin tonë kombëtar për mes kulturës traditës dhe trashëgimis sonë të lashtë, si dhe luftimin e asimilimit total.
Kjo është një përpjekje e vogël, që përmes këngëve, valleve dhe melosit tonë kulturor, të mbjellim tek gjeneratat e reja një frymë identiteti dhe ruajtjen e qenjes shqipëtare.
Identiteti ynë në diasporën shqipëtare në Zvicër identifikohet përmes këngëve, valleve dhe melodive burimore, si dhe veshjeve tipike në të gjitha trojeve shqipëtare, dhe me këtë, ne synojmë që të rrisim bashkëpunimin me të gjitha subjektet pa marr parasysh bindjen politike, fetare, nacionale dhe regjionale.
Me një laramani zhanresh që një shoqëri kulturore mund ti ketë, ne jemi mundua, që të ju ofrojmë begati dhe kënaqësi kulturore për mes orkestrës sonë me vegla burimore autoktone, përmes këngëtarve tanë të njohur, për mes vallëtarve tanë të dy grupeve; të vegjëlit dhe të rriturit.
Dhe kështu ne jemi në shërbimin tuaj sa herë që ju kërkoni nga ne, në manifestimet kulturore, në festat kombëtare, në festat familjare, dhe shpresojmë se do të ndaheni të kënaqur me vlerat tona artistike.
Me kënaqësi ne ju mundësojmë informacione edhe më të gjëra, dhe më të sakta, kur ju do të kontaktoni me ne dhe me forma tjera të bashkëpunimit.
Shoqëria Kulturore – Artistike “ DARDANIA “ punon dhe vepron vetëm për ju.



Të gjitha të drejtat e rezervuara:
www.dardania95.ch



H I S T O R I K U


NJË TRADITË, PËRVOJ DHE KOMPAKTËSI SI SHOQËRI...


Të nderuar vizitor të faqes sonë,



Shoqëria Kulturore – Artistike “ DARDANIA” u themelua më 1994, në Winterthur të Zvicrës, nga njerzë dhe dashamirë të kulturës sonë kombëtare.
Aktivitetin e saj të deritashëm mund ta përshkruajnë me qindra prezentime dhe paraqitje para opinionit vendas dhe të huaj në Zvicër e gjetiu.
Ato aktivitete në fillim të viteve të 90-ta, kanë qenë të vullnetit të mirë, apo ma mirë me thënë në baza vullnetare dhe nuk kanë patur qëllime përfituese, duke pasur për bazë fillimin dhe kohën me të cilën kemi kalue si kombë, në periudha të caktuara.
Ajo edhe sot vijon të jetë vullnetare , dhe as sot e kësaj dite nuk kemi caktuar asnjë here çmim për koncertet tona sidomos për festa kombëtare, në përjashtim të ndihmave humanitare që kemi organizua për një skamnor dhe ndërtimin e shtëpisë së tij në Shipashnicë të Poshtme, si dhe ndihmat tjera:

Në kuadër të kësaj kemi përcjellë gjenerata e gjenerata të ndryshme, ku shumë prej tyre sot janë këngëtar/re, vallëtar/re, dhe instrumentalist të njohur në opinionin shqipëtar, sidomos këtu në Zvicër e gjetiu.
Tani kjo shoqëri ka në radhët e veta mbi 100 anëtarë të rregulltë, të cilët i vijojnë ushtrimet dhe janë të përkushtuar që të mësojnë dhe kultivojnë traditën tonë kombëtare përmes këngëve, valleve dhe instrumenteve të ndryshme të etnisë sonë që ne i posedojmë, me një fjalë qëllimi ynë është: të flasim, të këndojmë, të vallzojmë, të frymojmë vetëm shqip.
Për punën dhe mbajtjen gjallë të kësaj shoqërije, kanë kontribut që të gjithë anëtarët, koreografët, e sidomos vlen të theksohet angazhimi i kryesisë së ngusht pranë kësaj shoqërije e cila nuk kursen asgjë për vlerat e mirëfillta dhe tradicionale të kombit tonë.


Të gjitha të drejtat e rezervuara:
www.dardania95.ch


S T A T U T I


STATUTI I SHOQËRISË KULTURORE DHE ARTISTIKE
„ D A R D A N I A “ NË KANTONIN E CYRIHUT
STATUTI I SHOQËRISË


Emri dhe vendi i shoqërisë

NENI . 1
Emri i Shoqërisë Kuturore dhe Artistike është; „DARDANIA“ dhe ka selin në Oststrasse 33, 8400, Winterthur, CH .
NENI .2
Qëllimi i Shoqërisë Kulturore dhe Artistike është: tubimi i bashkëkombasëve tanë shqipëtar, e të huaj, me vendbanim në Kantonin e Cyrihut e gjetiu, e sidomos në qytetin e Winterthurit me rrethinë, dhe ka këto qëllime: kultivimin e kulturës dhe traditës sonë kombëtare, organizimin dhe mbajtjen e festave kombëtare dhe ndërkombëtare, zgjerimin dhe njohjen e traditës dhe kulturës sonë tradicionale, ndihmat dhe angazhimi i shoqërisë nëpër shkolla dhe institucione tjera, ruajtja e gjuhës dhe ruajtja identitetit kombëtarë.
NENI. 3
Shoqëria Kulturore dhe Artistike “ Dardania”, vepron vetëm në rafshin e kulturës.
NENI. 4
Shoqëria Kulturore dhe Artistike ka; vulën, stemën, flamurin dhe faqen e internetit, si dhe rrjetet sociale.
NENI. 5
Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“ nuk ka qëllime politike, dhe me të gjitha subjektet politike mbanë vetëm pozitën neutrale.
NENI. 6
Anëtarë i shoqërisë është secili që: është shtetas shqipëtar, apo edhe shtetas tjetër, të trojeve tona.  Mosha e pa kufizuar, ( për votim vetëm prej moshës 18 vjeqare), që ka lexua statutin dhe ka votua për te, që paguan me rregull anëtarësin.

Dalja dhe largimi nga Shoqëria

NENI. 7
Secili anëtarë mundet me një shkresë apo edhe gojarisht me u largua prej shoqërisë, duke e zbatua edhe statutin e shoqërisë.
NENI. 8
Anëtarët të cilët nuk i përmbahen këtij statuti dhe rregullores së shoqërisë, mund edhe të largohen me një vendim të kryesisë dhe Kuvendit.
NENI. 9
Anëtari i cili nuk e paguan me rregullë anëtarësin e shoqërisë merrë një vërejtje nga kryesia dhe më në fund nëse nuk paguan me kohë, përjashtohet nga shoqëria.
NENI. 10
Kuvendi është organi më i lart i shoqërisë, zgjedhjet, ndryshimet, organet ekzekutive dhe mbyllja e tyre bëhet vetëm nga Kuvendi i shoqërisë.
NENI.11
Jo anëtar i shoqërisë mundet me qenë: ai apo ajo të cilët ftohen nga kryesia dhe organet tjera të shoqërisë, njerëzit e autorizuar dhe zyrtarët e ndryshëm.
NENI.12
Kuvendi udhëhiqet nga Kryetari, dhe kryetari përfaqëson shoqërinë para organeve tjera.
NENI. 13
Secili anëtarë ka vetëm një votë (edhe ate prej moshës 18 vjet).
NENI. 14
Jo anëtarët nuk kanë të drejt vote.
NENI. 15
Zgjedhjet bëhen me vota të mbyllura, dhe janë të klasifikuara nga grupi punues i Kuvendit.
NENI. 16
Të hyrat logariten nga: anëtarsia vjetore për një vit, dhuratat, prezentimet / konzertet, të hyrat tjera.
NENI. 17
Librat që pa tjetër duhet të evidentohen janë: fletë anëtarsia, libri i Arkës me të hyrat dhe të dalat, librat e inventarit dhe aktet tjera.
NENI. 18
Statuti i kësaj shoqërie mund të ndryshohet vetëm me vendimin e kuvendit.
NENI. 19
Për hapjen dhe mbajtjen e një gjirollogarie të anëtarve të Shoqërisë Kulturore - Artistike „ Dardania“ në Kantonin e Cyrihut, e marrin për sipër: kryetari dhe arkatari i shoqërisë.

Statuti ka 19 nene dhe është miratua nga Kuvendi i shoqërisë më 01.09.1995


Winterthur, 01.09.1995
Te drejtat e rezervuara:
www.dardania95.ch


R R E G U L L O R J A


Rregullorja e punës pranë Shoqërisë Kulturore dhe Artistike (SH.K.A)
„ D A R D A N I A “


•Anëtar i shoqërisë llogaritet vetëm personi i cili paguan me rregullë anëtarësin, pranon statutin dhe rregulloren e punës, si dhe punon në interes të shoqërisë.
•Secili anëtar/e i shoqërisë, i cili paguan anëtarësin ka edhe të drejt vote, me moshën madhore ( mbi 18 vjet).
•Personat nën moshën madhore (18 vjet), nuk kanë të drejt vote edhe pse e paguajnë anëtarësin, por kanë të drejtë fjale, të japin mendime dhe të diskutojnë.
•Anëtarët, nën moshën madhore janë po ashtu obligues të paguajnë anëtarësin për ushtrime dhe shpenzime tjera.
•Anëtari i ri i cili kyçet në shoqëri, vetëm pas 6 muajsh i vjen radha për koncert - prezantim, apo së paku një herë në vitë.
•Personat që nuk janë anëtar, nuk kanë të drejt të diskutojnë, e as të votojnë, përjashtohen rastet e të ftuarve nga kryesia apo kryetari.
•Një familje që ka më shumë se tre anëtarë në shoqëri, lirohet për të katërtin dhe të pestin, ( te fëmijët ) dhe automatikisht e ka të drejtën e fjalës dhe të votës, nëse i ka mbush 18 vite.
•Anëtari i shoqërisë i detyrohet edhe disiplinës dhe rendit në shoqëri.
•Nëse anëtari i shoqërisë vepron në kundërshtim me rregulloren, dhe statutin e shoqërisë apo në dëm të saj, po ashtu përjashtohet nga anëtarësia.
•Anëtari i shoqërisë me tri vonesa dhe mungesa pa arsye, përjashtohet nga shoqëria.
•Anëtarët, të cilët largohen vetë apo përjashtohen nga shoqëria, nuk ju kompensohet anëtarësia.
•Anëtari i shoqërisë obligohet edhe për garderobën dhe mjetet e shoqërisë, në rast se largohet vetë apo përjashtohet, obligohet ti kthej garderobën dhe të gjitha mjetet tjera të shoqërisë, dhe ti kompenzoj nëse i ka dëmtua.
•Prindërit dhe të pa ftuarit nuk lejohen të marrin pjesë në ushtrime, përjashtohen rastet e të ftuarve dhe udhëheqjes artistike, teknikut ( personit ) të autorizuar dhe kryetarit.
•Anëtari i shoqërisë obligohet po ashtu edhe për mirëmbajtjen e garderobës, të shoqërisë, por edhe të veten, që në prezantime të vije i pregaditur dhe me të gjitha pajisjet që obligohet nga udhëheqja artistike ( koreografi) apo nga kryesia - kryetari.
•Anëtari i shoqërisë merr edhe obligime tjera shtesë, për të cilat nuk mund ti refuzoj, nëse për këto vendosin shumica absolute e shoqërisë.
•Anëtari i shoqërisë nuk lejohet të ndërhyjë në programin artistik para prezantimit- koncertit, në pikat qe i vendos koreografia dhe udhëheqja e shoqërisë, përjashtohet mundësia e marrëveshjes me udhëheqjen.
•Anëtari i shoqërisë ka të drejtë në të mirat dhe organizimet qe bahen në kuadër të ndonjë shetije, darke, pije, dhurate apo diçka tjetër të ngjashme.
•Pas çdo serie konzertesh mbahet një analizë e shkurtër e konzerteve, për sukseset dhe të metat e saja, min. 30 minuta.
•Një herë në tre - katër muaj mbahet mbledhje me anëtarësi, dhe dy herë në vit mbledhje me prindër, kurse kryesia mbanë mbledhje sipas nevojës dhe detyrave, dhe nuk ka orar të caktuar.
•Diskutimet, idetë dhe vërejtjet e anëtarëve dhe të prindërve nuk pranohen jashtë rendit të ditës dhe jashtë mbledhjes së caktuar, ato duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe kohën e caktuar të mbledhjeve.
•Shoqëria Kulturore dhe Artistike “ Dardania” mbanë pozicion nautral në raport me subjektet tjera politike dhe jo politike.


Winterthur, 23.03.2007 (aktualizuar)

Të drejtat e rezervuara.
www.dadania95.ch


Zurück zum Seiteninhalt